Këtu mund të gjeni disa nga pyetjet më të shpeshta që na bëhen nga klientët tanë. Këtu përfshihen pyetje rreth :
- Abonimit
- Pajisjeve të nevojshme
- Shpejtësisë së internetit
- Kualitetit të shërbimeve
Nëse ju duhet ndihmë shtesë, më poshtë keni disa mënyra se si të na kontaktoni.
Për të testuar shërbimet tona klikoni këtu “Testo Shërbimet” për të bërë kërkesën për lidhje test , ose na kontaktoni direkt në faqën tonë në Facebook këtu -> Dardania TV
- Fillimisht ju duhet të posedoni Smart TV, nëse nuk posedoni Smart TV atëherë ju duhet që të bleni një TV Box nga faqja jonë.
- Pasi që të posedoni njërën nga pajisjet më lartë, ju duhet të instaloni njërin nga aplikacionet : Smart IPTV apo Net IPTV.
- Pas instalimit të njërit prej këtyre aplikacioneve atëherë ju duhet të na dërgoni në email ose në faqën tonë në facebook, Mac Address që ju shfaqet brenda aplikacionit në mënyrë që të aktivizojmë shërbimet tona në pajisjen tuaj.
- Pagesa mund të bëhet përmes Paypal, Visa, Mastercard, Western Union, Moneygram apo Ria.
- Për më shumë informata rreth pagesës na kontaktoni në faqën tonë në facebook. Këtu -> TV Dardania
Nëse ju kemi kontaktuar dhe ju kemi thënë që shërbimi është aktivizuar dhe kanalet nuk janë shfaqur atëherë provoni këto metoda që të ju shfaqën kanalet.
- Fillimisht provoni të restartoni aplikacionin tuaj ose të gjithë pajisjen.
- Nëse hapi 1 nuk ka funksionuar dhe ende nuk janë shfaqur kanalet, atëherë provoni ta largoni pajisjen tuaj nga rryma për 2 minuta dhe ri-vendoseni përsëri në rrymë. ( Kjo ndodh pasi që shpesh herë ngarkohet tejmase memoria e pajisjes suaj dhe nuk mund të shfaq kanalet),
- E fundit dhe jo më e rëndësishmja kontrollojeni internetin tuaj, dhe provoni ta restartoni pajisjen tuaj të internetit.
Nëse keni ndjekur këta hapa dhe ende nuk janë shfaqur kanalet, atëherë na kontaktoni në faqën tonë në Facebook për ndihmë shtesë këtu -> Dardania TV
Në raste të caktuara kur ka ndeshje të mëdha sportive ose ngjarje të ndryshme, dhe kërkesa për lidhje test është tejmase e madhe nga klientë të shumtë në të njëjtën kohë, atëherë nuk mund të garantojmë për lidhje testuese 24 orë. Por ajo çfarë mund të garantojmë është kualiteti i lartë i shërbimeve tona edhe pas abonimit me pagesë.
Pajisjet TV Box, nisen nga zyret tona menjëherë brenda 24 orëve pas verifikimit të pagesës nga ana juaj. Zakonisht dërgesa merr kohë nga 2 deri ne 6 javë në shtetët e Europës si dhe në Amerikë.